Kosova është në prag të ndeshjeve të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Përfaqësuesja e Kosovës bën gara në Grupin C së bashku me Lituaninë, Hungarinë dhe Poloninë. Ndeshjen e parë, Kosova do ta luaj si nikoqire, kundër Lituanisë.
Me këtë të fundit basketbollistët tanë do të takohen të premten në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të Prishtinës.
Para takimit ka folur Scott Bamforth, i cili ka premtuar angazhim maksimal në sfidat e ardhshme.
“Premtoj se do të jap maksimumin, ashtu siç kam bërë edhe gjatë verës. Ne do të luajmë lojën tonë, ani pse do të ballafaqohemi me një skuadër siç është Lituania, ne do të hyjmë në fushë dhe do të luajmë fortë, sepse kjo është mundësia e vetme për ne. Po ashtu pres se palestra do të jetë e stërmbushur dhe kështu me ndihmën e tifozëve do t’ia dalim që të luajmë sa më mirë që është e mundur”.
Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë do të zhvillohet më 24 nëntor me fillim nga ora 19:00.
Një ditë pas kësaj ndeshje, Kosova do të udhëtoj për në Debrecen për t’u përballur me Hungarinë në ndeshjen e dytë kualifikuese. Ky takim do të luhet më 26 nëntor.
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja