Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, me ftesë të Këshillit Atlantik të Kroacisë, po merr pjesë në konferencën , “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’, e cila po mbahet në Zagreb.
Qëllimi i konferencës është shkëmbimi ideve dhe përvojave ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe atyre që po përgatiten për t’u anëtarësuar në NATO.
Në punimet e konferencës ’’Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’ po marrin pjesë personalitete të shumta politike dhe ushtarake nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat merren me këtë problematikë, nivel ministrash nga Kroacia, Mali i Zi dhe nga shtetet tjera.
Konferenca do t’i zhvillojë punimet në seanca plenare, me diskutime dhe prezantime të temave nga pjesëmarrësit e ftuar si personalitet politike, ushtarake dhe të shoqërisë civile nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...