Në kuadër të takimeve të shumta që kishte gjatë ditës me korin diplomatik rezident dhe jo-rezident në Kosovë, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, takoi edhe ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou.
Në një atmosferë miqësore të dy bashkëfolësit shprehen përkushtimin dhe zotimin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve konstruktive në mes të Kosovës dhe Greqisë në çështjet e interesit të përbashkët në mes dy vendeve.
Në kuadër të këtij takimi dhe diskutimeve dy-palëshe, në mes tjerash, Ambasadorja Athanassiadouka shprehu shqetësimin e palës greke në lidhje me aktivitete të disa grupeve apo individëve të veçantë që shqetësojnë palën greke.
Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri Pacolli, shprehu distancim karshi këtyre aktiviteteve private, “të cilat nuk pasqyrojnë politikën e jashtme të Republikës së Kosovës dhe frymën miqësore në mes dy vendeve”.
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit