Dhjetë ankesa kanë shkuar në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, kryesuesi i sekretariatit të PZAP, Mulë Desku.
Sipas tij, afati i ankesave ka përfunduar dje në ora 19:00.
“Afati i ankesave ka përfunduar dje në orën 19:00 dhe kanë qenë gjithsejt dhjetë ankesa”, ka bërë të ditur Desku.
Ai ka thënë se ende nuk kanë dërguar ndonjë rekomandim pasi që janë në shqyrtim dhe se deri të enjten paneli duhet të vendosë.
“Jo se nuk kemi vendos se janë në shqyrtim, janë pranuar tash shqyrtohen dhe të gjitha ankesat, shkresa e lëndës, çka ka prova dëshmitë në anketë dhe ato shqyrtohen dhe deri të enjten ka për obligim paneli me marr vendim lidhur me ankesat”, ka thënë Desku.
/arbresh.info/
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet