Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike KEDS brenda vitit eksporton miliona euro energji elektrike jashtë vendit.
Vitin e kaluar ka eksportuar energji në vlerë prej 25 milionë eurove, kurse vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti ka eksportuar 5.4 milionë euro.
Ndërkohë këtë sasi të rrymës KEDS po e eksporton në Serbi e Kinë. Këtë për Gazetën Fjala e kanë konfirmuar nga Doganat e Kosovës.
“Po Dogana ka të dhëna dhe vendet ku ne kemi eksportuar janë Serbia, Danimarka dhe Kina”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.
Ndryshe KEDS, bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti, ka eksportuar rrymë jashtë vendit në vlerë prej 5.4 milionë eurove.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2017, Kosova ka importuar 66.7 GWh energji elektrike. Në këtë tremujorë (TM 3 2017) Kosova ka eksportuar 194.4 GWh energji elektrike”, thuhet në raportin e ASK-së “Bilanci i energjisë”.
Këtë sasi të energjisë KEDS po e eksporton në kohën kur vendi rrezikohet nga një kolaps i mundshëm energjetik, për shkak të mungesës së prodhimit të energjisë elektrike nga KEK-u.
Krejt kjo për shkak të vonesave disa vjeçare të institucioneve shtetërore për shpronësimin e tokave në zonat me qymyr në komunën e Obiliqit.
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...