Ashtu si adoleshent tjetër i moshës së saj, Le Thi Xoan nuk arrinte të shkëputej nga telefoni i saj iPhone 6 dhe e mbante pranë edhe kur flinte, pa e ditur që kjo gjë do i kushtonte jetën.
Vajza 14-vjeçare vietnameze që jetonte në Hanoi,vdiq menjëherë si pasojë e shkarkesës elektrike të karikuesit të telefonit. Trupat e policisë gjetën trupin e vajzës pjesërisht ta karbonizuar si pasojë e goditjes së elektricitetit vdekjeprurës.
Burimet e policisë hetuan më tej dhe arritën në përfundimin se vajza vdiq pas karikuesi me të cilin karikonte telefonin kishte disa fije të zhveshura, të cilat ajo ishte munduar t’i ngjiste me ngjitëse plastike. Por, tejçimi i energjisë i kishte shkrirë ato duke sjellë vdekjen e menjëhershme.
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...