Legjenda e Machester United, Ryga Giggs, ka zbuluar se shoku i fëmijërisë ka ndërruar jetë dhe se ndihet i shokuar me dëgjimin e lajmit.
Garry Lloyd, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester këtë të shtunë që shkoi, transmeton arbresh.info.
47 vjeçari ishte agjent i sportit dhe showbizit, ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Worsley, raporton Manchester Evening News.
Lloyd ka përfaqësuar lojtarët dhe stafin e Lancashire CC, Bury FC, Rochdale FC dhe Salford Red Devils.

Ryan Giggs i ka shprehur ngushëllime familjes së Lloyd dhe ka treguar se e ka pasur shokë të fëmijërisë.
“Ne ishim shokë të fëmijërisë dhe jemi të shokuar dhe pikëlluar nga lajmi. Ne duam që t’i shprehim ngushëllimet nënës së tij, babit të tij dhe vajzës së tij, Havana. Ai ishte një baba i devotshëm”, tha Giggs.
“Si tifozë të United, ne shkonim së bashku në ndeshje të futbollit dhe do të na mungojë shumë Lloydy”, përfundoi legjenda e Manchester United.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë