Lewis Hamilton është përballur dhe ka debatuar ashpër me Sebastian Vettel pas incidentit që dy pilotët patën në garën e zhvilluar në pistën e Baku, në Azerbajxhan, këtë vit në Botërorin e Formula 1.
Këtë gjë e ka konfirmuar piloti britanik, që u shpall kampion bote për të katërtën herë.
“I thashë se nuk më kishte respektuar dhe se atë gjë nuk duhej ta përsëriste më, në të kundërtën do të kemi probleme”.
“Unë nuk jam sjellë kurrë në atë mënyrë, me askënd. Nuk e di se çfarë po mendonte në ato momente, pasi secili prej nesh reagon në mënyrë të ndryshme”, nënvizoi Hamilton.
“Vettel ka shumë përvojë, ndërkohë që unë me kalimin e kohës, jam munduar të përballoj emocionet dhe t’i ndaj ato”, u shpreh në fund Lewis Hamilton.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron