Rashel Kolaneci ishte velina e parë në emisionin “Xing me Ermalin”.
Ajo u largua nga programi dhe u zëvendësua nga një vajzë po aq bukuroshe sa ajo. Kejvina Kthella është velina e re, që prej 3 javësh e shohim në emisionin e Ermalit. Pas largimit, Rashelit sigurisht që nuk i pëlqeu shumë zëvendësuesja e saj. Xhelozi mes vajzash. E ftuar në emisionin “Oktapod”, në Vizion Plus Kejvina, e pyetur nga Turi, ka treguar se çfarë mendon për Rashelin.
“Kur jetoja në Itali nuk e kam njohur. Ermalin e shikoja gjithmonë në You Tube dhe isha e fokusuar kryesisht tek intervistat. Pjesën e parë të emisionin nuk e shikoja fare. Domethënë kur dilte Rasheli. Pra nuk e kam njohur”,-është shprehur Kejvina, shkruan Class.
E ngacmuar nga Turi, se cila është më e bukur ajo apo Rasheli, velina është shprehur se ajo është më e gjatë se Rasheli, por më e bukur nuk mund të thotë.

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...