Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes është i kënaqur me formën aktuale të Xherdan Shaqirit.
Hughes, që nuk dëshiron që futbollisti të ngjall interesim te klubet e tjera, ka thënë se Shaqiri “vlen shumë më shumë” sesa 12 milionë funtat që ai pagoi për të në vitin 2015, transmeton portali arbresh.info.
“Kritikat jashtë vendit ishin të ashpra dhe ndoshta janë ende por në masë më të vogël. Njerëzit e kanë kuptuar tani që ai është mirë në Premierë Ligë”, tha ai.
“Një lojtar që vazhdimisht shkëlqen kundër disa klubeve të mëdha në Evropë. Kur Shaqiri luan mirë kundër këtyre skuadrave atëherë njerëzit do të mendojnë, mirë ndoshta ai nuk është duke kaluar aq keq sa njerëzit thonë”
“Dhe ai nuk është ashtu siç njerëzit në klub e kanë parashikuar dhe ky është një kredit për të. Mendoj se kur erdhi këtu, njerëzit vënë në pyetje vendimin e tij për të shkuar nga klubet si Bayern Munichu dhe Interi te Stoke City”
“Njerëzit ndoshta ende e pyesin atë. Por, ai e di se çfarë merr këtu. Ai e di punën dhe mbështetjen që merr. Dhe, mendoj që kjo është arsyeja pse ai është në gjendje të performoj në nivel që aktualisht është”
“Mendoj se erdhi nga vera me një fokus të vërtetë për tu siguruar që do të ketë një sezon të mirë. Dhe, ai e ka arritur këtë. Nuk mendoj që njerëzit e kanë pyetur atë, sigurisht askush në këto pjesë”
Ndeshja e ardhme për skuadrën e Xherdan Shaqirit është ajo si mysafirë kundër Brightonit të hënën./arbresh.info/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...