Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se deri në ora 12:00 të ditës së sotme, kanë votuar 10.7 për qind e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e balotazhit që po zhvillohen në 19 komuna.
Veton Muja nga DnV ka thënë në konferencën e dytë për media të këtij koalicioni se kjo shifër është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e rrethit të parë, shkruan arbresh.info.
“Deri në ora 12:00 kanë votuar 10.7 për qind e votuesve me të drejtë vote. Kjo është një shifër më e vogël në krahasim me rrethin e parë prej 14,60 për qind. Thirrja jonë e vazhdueshme është që ky numër të rritet në mënyrë që të kemi një kredibilitet më të madh të përqindjeve”, ka thënë Muja.
/arbresh.info/
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë