Ka qëndruar në operacion i pavetëdijshëm për afro shtatë orë.
Operacioni ka qenë sfidë jo vetëm për jetën e tij, por edhe për doktorët e Urologjisë në QKUK.
Isuf Selmanshalës i është hequr tumori me madhësi gjigante prej 24 cm që i kishte përshkuar kraharorin e ishte i shtrirë deri në stomak.
I lodhur nga intervenimi mirëpo i lumtur që kalojë këtë sfidë, ai foli për Tribuna Channel duke thënë se u ka besuar që nga fillimi mjekëve vendor.
Se ky operacion ka qenë jashtëzakonisht i vështirë e ka thanë edhe Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumaj.
Ai pohon se tumori është hequr me sukses dhe pa komplikime
Ekipa operatore përbëhej nga doktor Rexhep Kasumaj, doktor Isa Haxhiu doktor Bashkim Gllareva, doktor Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheqë doktor Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve, Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli.
Në përvojën e ekipit mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës