Presidenti i Senatit italian, ka deklaruar se mafia siciliane synonte vrasjen e tij që nga viti 1992, pas shpërthimeve me bombë ku u vranë dy zyrtarë të lartë të Sicilisë.
Presidenti i Senatit, Piero Grasso, shërbeu si gjykatës në një seancë kundër mafia, ku edhe u dhanë dënime për qindra mafiozë gjatë viteve 1980, transmeton portali arbresh.info
Grasso në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa” tha se kishte zbuluar se kreu i mafia, Salvatore “Toto” Riina, kishte urdhëruar për vrasjen e tij.
Riina ishte dënuar me burgim të përjetshëm për 26 akuza. Ai vdiq të premten (17 nëntor) në një spital italian.
Grasso thotë se në përgatitjen e komplotit thuhej që ai të vritej nga një bombë në një aheng familjar, në Monreale, Sicili.
Ai ka shtuar se për fat të mirë, sistemi i alarmit të një banke ka ndërhyrë në kohën e njëjtë të bombardimit, kështu edhe është shmangur tragjedia./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...