Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini nuk është larguar nga takimi që pati sot në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Avni Arifi këshilltar i kryeministrit.
Arifi njëherit bëri me dije se konferenca e përbashkët Mogherini -Haradinaj, pas takimit të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës është anuluar për shkak të agjendës së ngjeshur.
Ndërkohë që, Klan Kosova merr vesh se megjithatë takimi mes zyrtares së lartë evropiane dhe shefit të ekzekutivit kosovar është përcjellë me tensione për shkak të insistimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për të rritur pjesëmarrjen e Amerikës në procesin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...