Zv. Kryeministri njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi me bashkëshorten, Jehonën,kanë qenë të ftuar zyrtarisht nga Republika e Austrisë.
“Austria eshte shtet mik i Kosoves, por edhe miqesite kanë nevojë të mirë-mbahen. Patëm nderin që bashkë me gruan, Jehonen, këtë javë të jemi mysafir të Republikës së Austrisë, me një program të ngjeshur me fokus forcimin e marredhenieve ekonomike të të dyja vendeve” – ka thënë zv. Kryeministri Gashi në një postim në Facebook.
Bashkëshortja e ministrit ka biseduar me disa personalitete të rëndësishme si ai me kryetarin e qytetit të Graz-it, Siegfried Nagl pastaj ambasadorin, Johann Brieger duke marrë pjesë dhe në një ceremoni, në sallën e Kuvendit të qytetit të Grazit, së bashku me përfaqësueset e Rusisë dhe Gjeorgjisë, shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
“Takuam dhe përfaqësues nga 18 shtete tjera të botës, shumica, shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës” – ka thënë zv. Kryeministri Gashi.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira