Ka vdekur bosi famëkeq i mafias siciliane Salvatore “Toto” Riina nga sëmundja e kancerit, raportojnë mediat italiane.
Riina, 87 vjeç, ish bosi i Cosa Nostras, është burgosur në vitin 1993, transmeton portali arbresh.info
Ai ishte duke shërbyer 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje.
Riina kishte qenë në koma mjekësore dhe familjes së tij i ishte dhënë leje e veçantë për ta vizituar atë në krahun e të burgosurve të spitalit në Parma.
Djali më i madh i mafiozit, Giovanni është gjithashtu i dënuar me burgim të përjetshëm.
Riina ishte prapa një serie bombardimesh mafioze në Romë, Milano e Firence me 1993, ku mbetën 10 persona të vdekur.
Një vit më parë, dy gjyqtarë anti- mafia- Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino – u vranë në “luftën kundër shtetit” të Riina./arbresh.info/
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...
Ivica Daçiq në gjendje të rëndë shëndetësore, raportohet se ...
Digjet një makinë gjatë natës në Pogradec
Bundestagu miraton “drone kamikaze” për ushtrinë
Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil shkaktojnë tragjedi, 46 të vd...
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës