Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke menduar seriozisht kalimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse vendos të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të sezonit.
Sulmuesi portugez duket se është duke menduar për opsionet e tij dhe spekulimet janë duke u rritur rreth largimit të tij gjatë verës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Nëse Ronaldo largohet nga Real Madridi, ai sigurisht se do të pranoj oferta nga Paris Saint Germain apo skuadrat e mëdha në Premierë Ligë, megjithëse kalimi në MLS duket më i mundshëm.
32-vjeçari ka pasur disa kontakte me Los Angeles FC, i cili do t’i bashkohet MLS-së duke filluar nga viti 2018.
Jeta në Los Angeles duket se është duke joshur Cristiano Ronaldon, por ai do të merr vendimin e tij final rreth të ardhmes së tij pas finales së Kampionatit Botëror 2018 në Rusi./arbresh.info/
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”