Manchester United ka fituar 17.3 milionë funta nga shitja e Adnan Januzajt te Real Sociedadi, kanë zbuluar të dhënat e fundit financiare të publikuara nga klubi në Old Trafford.
Anësori 22-vjeçar, i cili fillimisht është cilësuar si një yll me të ardhme të ndritur në United, u largua nga klubi në muajin korrik duke nënshkruar me Sociedadin dhe tani është zbuluar tarifa e vërtetë e transferimit, transmeton portali arbresh.info.
United futi në xhep 17.3 milionë funta nga klubi në La Liga për Januzajn, i cili shënoi pesë herë brenda 63 paraqitjeve për ata ndërmjet viteve 2013 dhe 2016.
Januzaj depërtoi në skenë kur David Moyes zëvendësoi Sir Alex Fergusonin si trajner i Manchester United në vitin 2013.
Kosovari shënoi dy gola për klubin në fitoren 2 me 1 ndaj Sunderlandit më 5 tetor. Ai nënshkroi më pas kontratë pesë vjeçare me klubin vonë atë muaj./arbresh.info/
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...