Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka paraqitur sot në mbledhjen e Qeverisë koncept-dokumentin për suspendimin dhe largimin nga puna të zyrtarëve publik me rast të ngritjes së aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Paraqes para jush koncept dokumentin për suspendim dhe largim nga puna të zyrtarëve publik me rast të ngritjes së aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ky koncept është pjesë e obligimeve tona që ndërlidhen me agjendën tonë evropiane dhe marrëveshjen e MSA-së. Kjo politikë e konsoliduar shtetërore reflekton qëllimi që përmes kësaj të parandalohet mundësia e keqpërdorimit të autoritetit dhe të hiqet mundësia që të ndikohet në prova”, ka thënë Tahiri, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, ky koncept dokument miratohet sot dhe këto ndryshime do të inkorporohen në kodin penal dhe në kodin e procedurës penale. /arbresh.info/
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës