Kandidati i LDK-së për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli ka paralajmëruar padi për Myrvete Klaiqi-Rashiti anëtare e Vetëvendosjes, nëse ajo nuk kërkon falje, sipas tij, për shpifjet që i ka bërë përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.
Ajo, sipas Surdullit në postimin e saj në Facebook ka thënë se anëtarët e LDK-së kanë përhapur propagandë tek serbët në Kamenicë që nëse fiton Qëndron Kastrati do t’i largojë nga fshati komunitetin e serbëve dhe romëve. Po ashtu ajo ka thënë se këta e kanë quajtur edhe “djalin e një terroristi”.
“Myrvete Klaiqi- Rashiti që e ka bërë postimin fillimisht dhe prej saj pastaj është përhap lajmi, ajo e ka fshirë postimin e vet. Mirëpo jam duke pritur me kërku falje publike për atë shkrim që e ka bërë në Facebook. Jam duke pritë që ajo me kërku falje dhe me thanë që është mashtruar përndryshe do ta padis nesër në Gjykatën Themelore këtu në Kamenicë “, ka thënë ai për arbresh.info./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...