Vijon ndikimi i vranësirave dhe reshjeve në ekstremet Veriore dhe Jugore ndërsa fuqizohen reshjet në Verilindje ku priten edhe reshje të pakta dëbore.
Pasditja mbetet me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje në ekstremet Veriore dhe Jugore ndërsa vranësira më të pakta dhe reshje të përkohshme në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulën lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që zonat malore të shënojnë maksimalisht në 11 – 12°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi deri 4 ballë. /albeu.com/
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami