Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ishte i ftuar në “Zërin e Amerikës” ku foli për takimin mes ministrin të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut grek Niko Kotzias, zhvillimet me Greqinë si dhe kanabizimin e vendit.

Dule tha se uron që pas takimit të dy ministrave të ketë zhvillime positive, pasi sipas tij gjatë qeverisjes së Ramës, janë bërë hapa mbrapa në lidhje me Greqinë.
Ju keni kundështuar ligjin për pakicat kombëtare?
“Është hap prapa, ka elemente që na çojnë në epokën e Luftës së Ftohtë. Kur ligji u njeh qytetarëve të drejtën e vetëdeklarimit, ndërfut çështjen e regjistrave të gjendjes civile. Unë me dëshirën për të patur një ligj kontemporan prezantova disa amendamente, por që nuk u pranuan nga mazhoranca. Në Himarë po tentohet rrëmbimi i pronave. Jemi në një situtatë të rënduar politike. Vendin e ka kapur një tumor që kërkon operacion të thellë. Sot duhet më shumë se kurrë të pranohen përmasat e fenomenit të kanabisit. Duhet të gjenden përgjegjësit,” tha Dule
Kanabisi po goditet?
“Duhet të themi si erdhëm deri në këto nivele. Në tavolinën e Ramës ka disa pyetje për këtë fenomen? Ai ishte tolerant a bashkëpunues Rama për këtë? Nuk kam dëgjuar qoftë edhe një fjalë nga Rama për narkotikët, drejtuar të rinjve. Ky fenomen monstruoz po shkatërron çdo qelizë të shoqërisë dhe ekonomisë,” u shpreh kreu i PBDNJ.
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...