Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka deklaruar këtë të martë se, akuzat e opozitës ndaj qeverisë për pastrimin e parave të drogës vërtetohen nga raporti i Departamentit amerikan të Shtetit.
“Është hera e parë që Shqipëria përfshihet në listën e vendeve të pastrimit të parave, e hartuar nga qeveria amerikane”, ka deklaruar Basha.
Sipas tij, në gusht 2017, një tjetër raport ndërkombëtar për pastrimin e parave, Indeksi i Bazelit, e renditi Shqipërinë si një ndër 3 vendet kryesore për rrezikun e pastrimit të parave në Europë.
“Janë me qindra milionë euro të grumbulluara nga trafiku i drogës. Nuk ka dyshim që kur pallatet ndërtohen në kohë krize ekonomike janë para nga trafiku i drogës. Nuk ka dyshim që kontratat e koncesioneve që Rama i mban të fshehta të jenë pastrim i parave të drogës”, ka thënë Basha.
Ai ka theksuar se, në Shqipëri paraja e pistë po sposton atë të pastër dhe po mban larg investimet e huaja, të cilat sipas tij kanë munguar në 4 vitet e fundit, shkruan TCH, transmeton Klan Kosova.
Duke akuzuar qeveritarët se blejnë vila dhe pasuri të tjera të patundshme brenda e jashtë Shqipërisë, Basha ka nënvizuar se duhet patjetër të ndalet projekti “1 miliard euro” dhe për këtë i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë.
“Duhet të ndalim kapjen nga krimi. Projekti “1 miliard euro” duhet të ndalet tani. Prokuroria duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të. Është koha t’i themi ndal Ramës dhe krimit në politikë”, ka shtuar Basha.
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant