Izraeli i ka bërë të qartë Rusisë dhe SHBA-ve se do të vazhdojë të veprojë në Siri, për të mbrojtur interesat e sigurisë së saj.
Deklarata e u publike një ditë pasi Rusia dhe SHBA-të ranë dakord që të punojnë me qeverinë siriane për të larguar forcat iraniane nga territori i saj, transmeton portali arbresh.info
“I kam bërë të qartë Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë se Izraeli do të veprojë në Siri për interesat e sigurisë së saj”, tha Benjamin Neyanyahu, përpara anëtarëve të fraksionit parlamentar në pushtet.
Autoritetet izraelite akuzojnë Iranin se po përpiqet të kthejë Sirinë një “postier rreziku”.
Prania e vazhdueshme ushtarake iraniane në vendin fqinjë në përgjithësi dhe në zonat kufitare në veçanti, po konsiderohet i papranueshëm nga Jerusalemi.
Izraeli premton se do të kundërshtojë më forcë një veprim të tillë, nëse diplomacia nuk do të ketë efekt./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...