Tradhëtia konsiderohet si taboo për shumë marrëdhënie, por kjo nuk i ndalon disa që të shikojnë përtej krevatit të tyre.
Sipas faqes së internetit, Ashley Madison, ku ndiqet nga shumica e personave të martuar, përdoruesit kanë theksuar se cilat janë arsyetimet që përdorin ata kur tradhëtojnë, transmeton portali arbresh.info
A i njihni këto arsyetime?
Burrat dhe gratë përdorin arsyetime të ndryshme kur tradhëtojnë, megjithatë të dy gjinitë e përdorin më së shumti shprehjen “isha në punë deri vonë”.
Më poshtë mund të gjeni arsyetimet që përdorin burrat dhe gratë.
Burrat:
Punova deri vonë – 32 përqind
Po dal me miqtë – 21 përqind
Udhëtim biznesi – 15 përqind
Po dal me kolegë – 14 përqind
Po shkoj në palestër – 9 përqind
Gratë:
Po dal me shoqe – 29 përqind
Punova deri vonë – 18 përqind
Isha me një shoqe që kishte probleme – 17 përqind
Po bëja pazar – 15 përqind
Po shkoj në palestër – 12 përqind
Sipas të dhënave, 50 përqind e atyre që tradhëtojnë i ndryshojnë arsyetimet në varësi të rastit, ndërsa 25 përqind përdorin gjithmonë arsyetime të njejta./arbresh,info/
Kurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Ki...
Interi synon yllin e madh të Man Cityt, anglezët i vendosin ...
Rrokulliset një kamionetë me ujë në autostradën “Ibrahim Rug...
Kurti në fushatë: Klina është vend i njerëzve patriotë, punë...
Kurti në Istog premton rindërtimin e sallës së sportit: Gjen...
Hamza: Krizave do t’u themi STOP, me PDK-në në qeveri ...