Mark Markez është shpallur në garën e fundit të sezonit 2017 në Moto GP, kampion bote.
Spanjolli e mbylli pistën e Valencias në vendin e tretë, por pikët e marra i mjaftuan të shpallej edhe matematikisht kampion.
Gjithsesi, 24-vjeçari nuk mungoi me spektaklin e tij, edhe pse këtë herë për keq, pasi mund të prishte gjithçka kish ndërtuar, teksa kur kishin mbetur edhe 5 xhiro nga përfundimi i garës, doli përkohësisht në vendin e parë, por mori kthesën pasardhëse gjerë, dhe doli nga pista, duke rrezikuar kështu garën dhe të gjithë sezonin.
K
Sidoqoftë, spanjolli ia doli të qëndrojë mbi motor, për ta mbyllur garën në shkallën e fundit të podium. Në Valencia, fitues doli shoku i skuadrës, Pedroza, ndërsa i dyti e mbylli Zarko.
Ky ishte kampionati i katërt i fituar nga Markez në Moto GP, ndërsa i gjashti në total, duke llogaritur edhe kampionatet më të ulët.

Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...