Një pronare që ka humbur çantën e dorës ka hedhur një reklamë në gazeta përmes së cilës ofron 30 mijë euro shpërblim për personin që e ka gjetur dhe do t’ia kthejë çantën, shkruajnë mediat gjermane
Në njoftimin e publikuar në faqen e gazetës Bild shkruan se çanta e hirtë e brendit ‘Brioni’ kërkohet së ‘bashku me përmbajtjen’.
Shumë komentues të gazetës që kanë lexuar lajmin kanë shfaqur kureshtjen të dinë çfarë ka pasur brenda çantës në momentin kur është humbur nga pronarja, por gruaja që ka bërë ofertën për çantën nuk ka treguar detaje të tjera për gjësendet në çantë.
Megjithatë, ka pasur edhe të tillë që kanë thënë që marka ‘Brioni’ është jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe shpërblimi mund të jetë ofruar vetëm për shkak të çantës, edhe pse kërkesa e gruas për ‘përmbajtjen’ sugjeron që brenda ka pasur gjëra të vlefshme.
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...