Ministri i Infrastrukturës së bashku me deputeten e Kuvendit, Teuta Haxhiu e bashkëpunëtorë të tjera në ditën e parë zyrtare në Gjermani ka takuar Presidentin e Republikës së Nordrhein-Westfalen Andre Kuper.
Në këtë takim është biseduar për të arriturat e Kosovës dhe për sfidat që e presin vendin, dhe për disa sfida për të cilat janë edhe në nivel bote, siç është siguria e njerëzve nga dukuritë negative.
Ministri Lekaj ka falënderuar presidentin Kuper për mbështetje që e gjithë Gjermania ka bërë për shtetin e Kosovës, duke ftuar që të vazhdojë edhe më tutje të përkrah Kosovën.
Temat kryesore ishin mbështetja për zhvillimin e infrastrukturës sipas standardëve evropiane si dhe sjellja e ekspertizes gjermane në modernizimin e hekurudhave të Kosovës.
Për takime të shumta që ka zhvilluar ministri Lekaj e pasqyron më së miri video në vazhdim. /Gazeta Politike.
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...