Akil Gjakova ka siguruar medalje të argjend në Kampionatin Evropian të xhudos.
Xhudisti kosovar ka fituar medaljen në Kampionatin Evropian të xhudos për U-23 që është duke u zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi, shkruan portali arbresh.info.
Ai humbi në finale kundër xhudistit rus Saian Ondar duke fituar vetëm medaljen e argjend.

Ndryshe, kjo është medalja e dytë për xhudistët nga Kosova në turneun që po zhvillohet në Podgoricë pas asaj që mori Distria Krasniqi.
Gjakova triumfoi me ippon në luftën e dytë ndaj xhudistit gjerman Lukas Vennekold, ndërsa rrethin e parë e kaloi ka luftë./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BbXFZJqg-7q/
Gjykata ia pezullon përkohësisht Trumpit projektin 400-milio...
Presidenti i Turqisë, Erdogan reagon pas fitores së kombëtar...
Haxhiu pas humbjes nga Turqia: Kosova nuk ndalet
Gjenerali amerikan: 11 mijë sulme ndaj Iranit, nisën misione...
“Kokën lart, djema”, Kryetari i PDK-së i ngushëllon lojtarët...
Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror, mposhtet nga Turqia