Akil Gjakova ka siguruar medalje evropiane në Kampionatin Evropian të xhudos për U-23, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Xhudisti ynë në mënyrë maestrale mposhti në gjysmëfinale, Cornel Andries nga Moldavia, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në finalen që pritet të zhvillohet pas orës 16:00, Akil Gjakova lufton me rusin, Saian Ondar.
Theksojmë se xhudisti ynë triumfon me Ippon në luftën e dytë ndaj gjermanit, Lukas Vennekold. Rrethin e parë, Gjakova e ka kaluar pa luftë.
Ndërkohë, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu pësuan humbje. Kuka në kategorinë 70 kilogramë u mposht nga holandezja, Hilde Jager, për shkak të tri vërejtjeve të marra nga gjyqtarët.
Fazliu në kategorinë 63 kilogramë, u mund në rrethin e dytë nga rusja, Kamila Badurova.
Medalja e dytë për shtetin tonë pas të artës së që mori Distria Krasniqi.
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe ish-udhëheq...
Ambasada e Kosovës në Japoni organizoi pritje për Ditën e Pa...
Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për t...
Netanyahu kërkon rezultate të shpejta/ SHBA dhe Izraeli, qën...