Afrim Tarrelli, 45 vjeç banues në Elbasan, është arrestuar nga policia pasi është dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimin në shtetin Italian.
Falë operacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Elbasanit, FNSH të Tiranës në bashkëpunim edhe me specialistët e seksionit për hetimin e narkotikëve, bënë kapjen dhe arrestimin e tij pasi Tarrelli ishte shpallur në kërkim nga zyra qendrore e Interpol Tirana 3 vjet më parë, në datë 25 mars 2014.
Gjykata e Apelit në Torino të Italisë në 2011 e ka dënuar 45-vjeçarin me 6 vjet e 10 muaj heqje lirie për trafik të narkotikëve.
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje
Protestë para Ministrisë së Mjedisit për vendimin që prek nd...
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, sot mbahen homazhe për vi...
Moti të premten i paqëndrueshëm, reshje në disa zona
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...