Liverpool po përgatitet për ndryshime të mëdha gjatë sezonës së verës.
Mediat angleze raportojnë se The Reds do të freskojnë radhët e tyre pas përfundimit të këtij kampionati në Ligën Premier.
Një prej futbollistëve të shumtë që po vëzhgon trajneri Jurgen Klopp është edhe talenti gjerman Kai Havertz.
Mesfushori krijues 19-vjeçar po shkëlqen këtë sezon me Bayer Leverkusenin dhe pavarësisht se ka kontratë edhe për pesë vjet me gjermanët, ai pritet t’i bashkohet anglezëve gjatë verës.
Futbollisti deri më tani ka luajtur 27 ndeshje për grupmoshat e reja të Gjermanisë, ku ka shënuar tetë gola.
Madje, futbollisti thuhet se tashmë ka vizituar qendrën stërvitore të Liverpoolit me lejen e drejtuesve të Leverkusenit.
Theksojmë se vlera e futbollistit sipas ueb-faqes transfermarkt.de kap shifrat prej tetë milionë eurove.
Ndryshe, reprezentuesi gjerman i grupmoshave të reja deri më tani për farmaceutikët 32 ndeshje dhe ka shënuar katër gola
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...