Lionel Messi është detyruar t’i kërkoj falje sulmuesit të Zenitit, Sebastian Driussit, këtë javë për shkak se nuk e ka njohur atë.
21-vjeçari ka bërë një fotografi me Messin në një hotel në Moskë. Ai e publikoi atë në rrjetin social Instagram dhe shkroi: “Faleminderit për foton, idolli im Lionel Messi”, transmeton portali arbresh.info.

Messi duket se nuk e kishte idenë që ishte argjentinasi Driussi kur pozoi me të para kamerës dhe më vonë i dërgoi një mesazh Driussit në Instagram duke i kërkuar falje.
“Ndihem keq për të sepse nuk e njihja, edhe pse kam menduar se e njoh”, tha ai.
“Kur më pyeti për një foto mendova se është njëri nga ata djelmoshat që gjithmonë presin për një foto dhe më pas i kërkova falje”
Messi ishte me skuadrën e Argjentinës në Rusi, ku ata do të luajnë nesër një ndeshje miqësore.
Driussi iu bashkua Zenitit në një marrëveshje për 13.3 milionë funta nga Rivier Plate. Ai ka shënuar tri gola brenda 13 ndeshjeve në Premierë Ligën e Rusisë këtë sezon./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BbMWAx4lQnt/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...