Luis Suarez ka folur haptas për atë se si ka reaguar ai dhe Lionel Messi kur Neymar pretendoi se dëshironte të largohej nga Barcelona.
“Ai kërkoi për më shumë se një këshillë, Messi u përpoq për të bërë atë me të cilën skuadra do të përfitonte”, zbuloi Suarez, transmeton portali arbresh.info.
“Por, ne nuk i kemi thënë asnjëherë ‘Mos shko se nuk do të jesh i lumtur’. Ne i kemi thënë se nuk donim që ai të shkoj, por që ai ishte i lirë për të bërë atë që dëshironte për shkak të raportit që kemi pasur. Ishte i dhimbshëm largimi i tij”
“Na mungon Neymar shumë në fushë, por më shumë jashtë fushës për shkak se ai ishte i veçantë”
“Ne kemi kaluar kohë shumë të mira së bashku. Ai transmeton lumturi dhe kënaqësi gjatë gjithë kohës. Ai ishte gjithmonë i rëndësishëm për ne”
Neymar kaloi te gjiganti francez për 222 milionë euro në muajin gusht./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...