Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama, teksa inspektoi punimet për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm në Fier, u shfaq me një palë çitjane treçerekshe dhe këpucë me majë.
Veshja e tij u komentua jo pak në rrjetet sociale, ashtu si edhe në faqen e tij në Facebook.
Rama, nga ana e tij, nuk ka përtuar të përgjigjet, nisur nga pyetjet e shumta që i kanë ardhur nga komentues të ndryshëm.
Një prej tyre ishte edhe kjo:
“Hahaha o i shkreti unë që të turpërova ty, po pse mor çun u turpërove ti? Mos u turpëro hiç fare, veshja është çështje personale dhe nuk ka as ligj që e ndalon njeriun të vishet siç i vjen për mbarë, as ligj që të detyron ty të jesh krenar apo i turpëruar nga veshja e dikujt tjetër. Kështu ka qënë dikur kur ti s’kishe lindur ndoshta, po ajo kohë ka vdekur shyqyr Zotit dhe jemi të lirë të vishemi si të duam, ti me tatuazhe, unë me pantallona që duken si tuta apo me tuta që i vesh si pantallona…”.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...