Në fillim të muajit nëntor u lëshuan autobusët e rinj të Trafikut Urban të cilët ishin paraparë të vinin muaj më parë.
Këta autobusë do të operojnë në linjën 3. Mirëpo që ditën e parë që u lëshuan këta autobusë hasën në pengesë pasi që dy operatorë privatë, Bleri dhe Ardhmëria bllokuan autobusët e rinj.
E pyetur nga portali arbresh.info, zëdhënësja e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu lidhur me pengesën që i bënë këta operatorë privatë autobusëve të rinj, ajo ka thënë se për siguri dhe rend publik është përgjegjëse Policia.
Mullafazliu nuk ka treguar se a kanë biseduar me pronarët e këtyre autobusëve lidhur me çështjen e bllokimit të autobusëve të rinj.
“Nga data 1 nëntor, sipas kërkesave të qytetarëve të kësaj zone, nga ora 06:10 në mëngjes e deri në ora 22:00 në mbrëmje, autobusë të rinj të Trafikut Urban do të operojnë në linjën 3. Këta autobusë, përveç që shkojnë në Kodrën e Trimave, do të vazhdojnë deri në Bardhosh, dhe në secilin stacion të kësaj pjese do të jenë çdo 10 minuta. Me Planin e Mobilitetit që është prezantuar ditë më parë, secila pjesë e Prishtinës do të përfshihet në transport publik”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti në një përgjigje për portalin arbresh.ino ka thënë se Polica ka qenë prezente aty vetëm për ta monitoruar si ngjarje.
“Ne kemi qenë për t’i asistuar inspektorët e komunës të cilët e kanë pasur një lloj takimi mes palëve. Ne si polici kemi qenë vetëm për shkaqe sigurie, ne nuk lëshojmë autobusë as orar të tyre. Ne nuk kemi pasur tjetër punë aty me palët përveç për shkaqe të sigursë”, ka deklaruar Ahmeti./arbresh.info
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...