Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi raportojnë sot para komisioneve perkatese parlamentare.
Ministrja Hoxha raporton para Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane.
Ministri Hasani raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me prioritetet e ministrisë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e ministrisë.
Po sot Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës, do të mbajë takimin e dytë koordinues me kryetarë të komisioneve parlamentare të Kuvendit lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ndërkaq Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës takohet me përfaqësuesit e Qendrës së Gjenevës pë Siguri, Zhvillim dhe Sundimin e Ligjit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...