Zyrtarët e Listës Serbe në Kosovë kanë vazhduar me kërkesat e tyre për themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Srdjan Popoviq, kryetar i Graçanicës ka bërë thirrje te bashkësia ndërkombëtare që të bëjnë presion për formimin e Asociacionit.
“Ne të gjithë e dijmë se kush po e pengon themelimin e Asociacionit. I bëj thirrje ndërkombëtarëve që të ushtrojnë presiojn që ky proces të fillojë më në fund”, ka thënë Popoviq për B92, trnasmeton lajmi.net
Ambasada e Amerikës në Kosovë ditë më parë në një përgjigje për lajmi.net bëri thirrje te Qeveria që të nisin punët për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Ndryshe, Asociacioni është një nga marrëveshjet e Brukselit që kanë mbetur pa u zbatuar
Dilema ka edhe për datën se kur do të vazhdojë dialogu. As nga pala kosovare, e as nga ajo serbe ende nuk kanë dhënë ndonjë datë.
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...