Një mosmarrëveshje familjare ka ndodhur mes dy të dyshuarve në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Në raport bëhet e ditur se të njëjtit kanë përdorur edhe një thikë dhe si pasojë lëndime trupore nga mjeti i prehtë kanë pësuar dy të dyshuarit dhe një femër ashkali, shkruan arbresh.info.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësorë në qendrën emergjente. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Kurse me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
“Ka ndodhur një mosmarrëveshje familjare me ç’rast janë përfshirë në rrahje dy të dyshuar meshkuj K/Ashkali, të cilët kanë përdorur edhe një thikë. Si pasojë lëndime trupore nga mjeti i prehtë kanë pësuar dy të dyshuarit dhe një femër K/Ashkali. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrën emergjente. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...
Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të rezu...
Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë