Konsumimi i patateve rrit rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sipas të dhënave të një studimi të publikuara nga The Independent.
Katër ose më shumë vakte që përfshijnë patate të skuqura, të pjekura, ose të ziera, do të thotë 11 përqind shanse që tensioni i gjakut të rritet, thonë ekspertët.
Ata gjithashtu zbuluan se burrat dhe gratë që hanin katër ose më shumë vakte me patate të skuqura, kishin një rrezik prej 17 përqind më të lartë për t’u prekur nga presioni i lartë i gjakut.
Hulumtuesit gjithashtu vunë në dukje se zëvendësimi i një vakti me patate, me një kategori tjetër perimesh, çon në një reduktim prej 7 përqind të presionit të lartë të gjakut.
Gjithashtu, një studim i veçantë zbuloi se gratë të cilat konsumojnë shumë patate mund të jenë përballë një rreziku në rritje të prekjes nga diabeti.
Sipas ekspertëve, personat që konsumojnë më shumë se pesë vakte me patate në një javë kanë rreth 50 përqind më shumë shanse për të pasur probleme të ndryshme shëndetësore.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...