Bashkimi Europian ka thënë se Turqia duhet të respektojë parimin për “hamendësimin e pafajësisë” në ndjekjen penale të një biznesmeni dhe një aktivisti të akuzuar për përpjekjen për të rrëzuar qeverinë.
Osman Kavala u arrestua muajin e kaluar për lidhje të dyshuara me klerikun Fetullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për përpjekjen për grusht shtet gjatë vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info
Gjatë kësaj jave, Kavala u akuzua për krime kundër shtetit.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka quajtur Kavalën “Sorosi i Turqisë”.
Zëdhënjsa e BE-së, Maja Kocijancic ka deklaruar se retorika publike për Kavalës “hedh dyshime serioze në respektimin e procesit të duhur dhe hamendësimit të pafajësisë”./arbresh.info/
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin