Oficerët doganor gjatë kësaj jave kanë bërë asgjësimin e aparateve për lojëra të fatit si dhe ato për lojëra të ndaluara. Në total janë asgjësuar mbi 770 pajisje për lojëra fati.
Të gjitha këto pajisje ishin konfiskuar nga Dogana gjatë aksioneve në tërë Kosovës, një pjesë e këtyre aparateve janë gjetur duke vepruar ilegalisht, një pjesë tjetër nuk kanë pasur taksat e paguara derisa disa prej tyre kanë operuar në lokacione të pa-licencuara.
Gjatë tri ditëve janë shkatërruar:
– Dita 1: sasia prej 96 copë aparate të lojërave të fatit;
– Dita 2: sasia prej 105 copë aparate dhe 106 copë pajisje tjera të lojërave të fatit;
– Dita 3: sasia prej 29 copë aparate dhe 434 copë pajisje tjera të lojërave të fatit.
Në total gjatë kësaj periudhe janë asgjësuar 230 copë aparate dhe 540 copë pajisje tjera (Shtëpiza, Printerë, Ekrane, TV, etj.) të lojërave të fatit.



Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...