Familjarë e qytetarë të Kosovës kanë protestuar kundër dënimit të “Grupit Kumanova” me 746 vjet burg.
Protesta e organizuar nga grupi i tifozëve “Plisat” ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejt Ambasadës së Maqedonisë, deri te Qeveria e Kosovës.
E pranishme ishte edhe deputetja nga radhët e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi.
Ajo ka thënë se rasti i “Grupit Kumanova” ka shkelje të jashtëzakonshme të të drejtave të njeriut të cilat janë në kundërshtim me të gjitha konventat e të drejtave ndërkombëtare dhe trajtim çnjerëzore të tyre.
“Përveç shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut, të dënuara nga çdo konventë ndërkombëtare të të drejtave dhe trajtimi çnjerëzor, në fakt bëhet fjalë edhe për motive politike, dhe rast të montuar politikisht”, është shprehur deputetja.
Ajo ka kërkuar në rend të parë drejtësi si dhe reagime zyrtare nga Tirana dhe Prishtina zyrtare./arbresh.info/
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...