Motra e njërit nga të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Kumanova”, Demë Shehu që njihet si komandant Juniku ka thënë se vëllai i tij është akuzuar për një krim që nuk e ka bërë.
“Qysh dënohet njeri me aktakuzë terrorizmi, ai nuk është terrorist, ai është çlirimtar me të gjithë shokët e tij dhe duam lirimin e tij sa më parë”, ka thënë ajo për arbresh.info.
Gjithashtu Selvije Shehu është shprehur se arsyeja pse kanë shkuar tek Ambasada e Maqedonisë, është për t’ju treguar se deri në fund do të kërkojnë drejtësi. Shehu ka bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë.
Gjykata Penale e Shkupit dje ka dënuar më 746 vjet burg grupin e ashtuquajtur “Kumanova”, ku nga 29 persona sa ishin në këtë grup shtatë pjesëtarëve u është shqiptuar burgim i përjetshëm, katër janë liruar nga aktakuza.
Pjesëtarët e grupit “Kumanova”, janë dënuar pasi që Gjykata ka dhënë verdiktin e saj që të njëjtit janë përfshirë në luftimin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 e që sipas Kodit Penal të Maqedonisë janë ngarkuar me veprën penale organizim terrorist.
Përfaqësues politikë në Maqedoni po kërkojnë hetim ndërkombëtar për këtë çështje, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron