Donald Trump ka përsëritur edhe një herë sharjen e preferuar politike, duke iu referuar senatores Demokrate Elizabeth Warren si “Pocahontas” në lidhje me prejardhjen e saj indigjene.
Presidenti i referohet rregullisht znj. Warren duke përdorur termin racist qysh në kohën e fushatës, para se të fitonte presidencën pothuajse një vit më parë, transmeton portali arbresh.info
Ai më parë ka thënë se është penduar për përdorimin e termit. Në një intervistë me Fox News në qershor të vitit 2016, ai tha: “Më vjen keq që e quaj Pocahontas, sepse mendoj se kjo është një ofendim i madh për Pocahontas.
“Pra, Pocahontas, unë do të doja të kërkoj falje nga ti”.
Në një post në Twitter të premten, z. Trump tha: “Pocahontas vetëm sa deklaroi se Demokratët, të udhëhequr nga legjenda Hillary Clinton, i manipuluan zgjedhjet! Shkojmë FBI dhe Departamenti i Drejtësisë!
Pocahontas just stated that the Democrats, lead by the legendary Crooked Hillary Clinton, rigged the Primaries! Lets go FBI & Justice Dept.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 3, 2017
Komenti i z. Trump vjen pasi zonja Warren tha se ishte dakord me një raport të mëparshëm që zonja Clinton kontrolloi aspektet e infrastrukturës së Partisë Demokratike në avantazhin e saj përpara primarëve presidencialë./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...