Byroja Kosovare e Sigurimeve ka qenë e gatshme para disa vitesh për implementimin e kësaj marrëveshje, në mënyrë që bashkatdhetarët të mos presin në rend, por kjo ishte e pamundur deri tash.
Kështu tha Drejtor i Byrosë Kosovare e Sigurimeve, Rrahim Pacolli, pas nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ministrin i Diasporës, raporton Arbresh.info.
“Byroja Kosovare e Sigurimeve ka qenë e gatshme që disa vite dhe ka punuar në këtë drejtim që ta bëj online, pavarësisht që vitin e kaluar policia nuk ka qenë e gatshme për kontrollimin se si do të bëhet online”, u shprehë Pacolli.
Sipas tij, implementimi i kësaj marrëveshje nuk do bëhet menjëherë, për shkak të disa procedurave.
“ Për t’u implementuar komplet kjo marrëveshje shkon edhe disa ditë, por unë shpresoj që pasi është gjithë ky vullnet shumë shpejt të dalim dhe të vijnë bashkatdhetarët në vendin e tyre, ashtu siç duhet pa pritur në rend”, tha Pacolli.
Sipas tij, policia duhet t’i shpejtojë pak procedurat, sepse gjatë kësaj vere siç tha ai problemi i vonesave në kufi nuk ka qenë si faj i BKS, por te kontrollimi i pasaportave në kufi./Arbresh.info
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...