Jose Mourinho është duke konsideruar mundësinë e dërgimit të mbrojtësit Luke Shaw në formë huazimi larg nga Manchester United gjatë merkatos së muajit janar.
Bazuar në ‘The Sun’, Mourinho është i përgatitur të lejojë atë të largohet për pjesën e mbetur të sezonit para se të shes atë në formë të përhershme gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

22-vjeçari nuk favorizohet në Old Trafford nga trajneri portugez dhe përveç lëndimeve që e kanë lënë jashtë fushe pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, ai rrallë është shfrytëzuar këtë edicion.
Shaw ka luajtur vetëm dy herë këtë sezon në Carabao Cup duke mbledhur në përgjithësi 48 minuta./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...