Shtatëmbëdhjetë furrtarë të Vushtrrisë janë ankuar te kryetari Bajram Mulaku për çmimin e ulët të bukës që shitet nëpër markete, i cili i dëmton ata ekonomikisht.
Ata kanë shprehur edhe dyshimin në cilësinë e bukës që shitet nëpër markete. Njëra prej furrave që ndodhet në sheshin “Adem Jashari” është plaçkitur të mërkurën gjatë natës, shkruan sot gazeta Zëri.
Vetëm pak ditë më herët furrtarët e Vushtrrisë kishin paralajmëruar ngritjen e çmimit të bukës me arsyetimin se çmimi i miellit në treg është rritur. Por, gjithçka ka shkuar huq pasi që në marketet e Vushtrrisë ka filluar të shitet buka me çmim shumë më të ulët se që është çmimi i bukës nëpër furra, vetëm 15 centë.
Duke u përballur me këtë problem furrtarët vushtrrias kanë takuar kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulaku, dhe drejtorin e Inspeksionit, Betim Kollari, të cilët kanë biseduar për hallin që mund t’u kushtojë edhe me mbylljen e furrave të tyre.
Në fakt këtë mundësi e kanë paralajmëruar vetë furrtarët gjatë takimit me Mulakun dhe Kollarin në rast se Komuna nuk ndërmerr masa për t’i harmonizuar çmimet e bukës në komunën e Vushtrrisë.
Furrtarët vushtrrias shprehën shqetësimin e tyre për sjelljen e bukës nëpër supermarketet e Vushtrrisë nga furra të ndryshme, të cilat, sipas tyre, ofrojnë bukë me çmim më të lirë se furrat vendase, duke i dëmtuar ato ekonomikisht.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...