E veja dhe djali i lordit famëkeq të drogës Pablo Escobar akuzohen nga autoritetet argjentinase për lidhje me një organizatë që pastron paratë.
Gjyqësori i vendit latino-amerikan në vitin 2000 mbylli një hetim për pretendimet për pastrim parash për shkak të provave të pamjaftueshme.
Por sipas ministres argjentinase të sigurisë Patricia Bullrich, qeveria do të rihapë hetimin me kërkesë të Njësisë të Informacionit Financiar, një agjensi mbikëqyrëse kundër pastrimit të parave.
Sipas tyre, familja e lordit famëkeq të drogës ka lidhje të dyshimta me tregtarin kolumbian të drogës Jose Piedrahita.
Bashkëshortja dhe djali i Escobar, Victoria dhe Juan Pablo u zhvendosën në Argjentinë dhe morën identitete të reja pas vdekjes së lordit të drogës më 1993.
Të dy pretendojnë se ata nuk kanë trashëguar asnjë nga miliarda dollarët e fituara nga karteli i drejtuar nga Escobar.
Familja madje ka publikuar libra si dhe një linjë veshjesh frymëzuar nga udhëheqësi famëkeq i kartelit Medellin.
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë
Florent Muslija u operua me sukses pas lëndimit të rëndë që ...
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...