Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major, Giovanni Fungo, të cilin e ka falënderuar për punën që ka bërë në drejtimin e KFOR-it.
“Në takimin lamtumirës me Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major, Giovanni Fungo, e falënderova për punën dhe lidershipin e tij në drejtimin e misionit të KFOR-it gjatë kësaj periudhe dhe për ndihmën e dhënë për të ruajtur sigurinë në vend.
KFOR-i ka dhënë në kontinuitet kontribut të madh në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe vazhdon të jetë faktor stabiliteti për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...